Në marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-s nisën ndyshimet pozitive. “Ne mësuam ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, deklaroi Presidenti i Rusisë Dmitri Medvediev sipas përfundimeve të negociatave me Presidentin e SHBA-s Barak Obama. Gjatë takimit presidentët diskutuan çështjet që kanë lidhje me projektin e krijimit të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Europë, traktatin e ri për shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive (ASO) dhe problemin bërthamor iranian. Medvediev e quajti të rëndësishëm vendimin e autoriteteve amerikane për ndryshimin e arkitekturës së sistemit të mbrojtjes antiraket. Për sa i përket Traktatit për armatimet starategjike ofensive 2 (ASO-2) presidentët shprehën bindje në mundësitë e përfundimit të tij brenda afateve të caktuara. Palët ranë dakort për vënien e sanksioneve ndaj Iranit, në qoftë se ai do të demonstrojë synime të krijimit të armës bërthamore.