Anijen transportuese “Arctic Sea”nuk e lejojnë të ankorohet në portin e Las-Palmas për shkak të mosshlyerjes për qëndrimin dhe shërbimin në port, deklaroi për agjencinë “Interfaks” një burim në strukturat ruse të forcave. Kështu ai e komentoi konfirmimin e zotëruesit të anijes Solchart në lidhje me atë, se tani për tani Arctic Sea mbetet anije ushtarake, dhe nuk mund të ankorohet në një port civil. Siç shpjegoi një bashkëbisedues i agjencisë në fjalë, pranija e ushtarakëve në anije nuk luan në këtë moment asnjë rol.