foto RIA LajmetKomandanti i trupave desante Gjeneral-togeri Shamanov ndodhet në qendër të skandalit kriminal. Botimet tipografike treguan për atë se Gjenerali me ndihmë të forcave speciale u përpoq të pengonte kontrollin në uzinën, që i përkiste dhëndërrit të tij, i cili është në këkim ndërkombëtar sipas akuzës për tentativë vrasje. Gazeta “Moskovski komsomolec” publikon një letër të hapur drejtuar Presidnetit: “Shoku Kryekomandant, kthehuni sa më shpejt në Atdhe. Atdheu është në rrezik-Gjeneral Shamanov në liri. Ai është i armatosur dhe shumë i rrezikshëm. Në qoftë se kundër hetuesit (i cili shkoi në uzinë vetëm për kontroll) gjenerali dërgoi dy grupe të forcave speciale, çfarë forcash ai mund të ngrejë për mbrojtjen e vet personale? Ju personalisht katër muaj më parë e emëruat Shamanovin në këtë post. Ai çfarë, atëherë ishte i mirë, kurse tani papritur u prish?”.


***


Specialistët e Bankës Borërore studiuan problemin e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve rusë në sferën e shërbimeve financiare. Siç njofton botimi “Rosisskaja gazeta”, vetëm 16 % e qytetarëve tanë kanë llogari bankare dhe më pak se 1 % merren me investime. Që të rritet aktiviteti i rusëve është e domosdoshme që tu lehtësohet atyre aksesi në informacione gjatë përfitimit të shërbimeve financiare.


***


Lëvizja opozitare “Solidarnost” zhvilloi konferencën “Moska pa Lluzhkovin”. Organizatorët u propozuan të gjithëve atyre që dëshironin të nënshkruajnë mesazhin drejtuar Kreut të Komitetit Hetimor, për hapjen e fakteve, me qëllim që të vërtetohet në se Kryebashkiaku i kryeqytetit është njeri i “korruptuar”. Siç shkruan botimi “Vremja novostei”, mysafir i papritur në këtë konferncë ishte Eduard Bagirov, i njohur për mospëlqimin e opozitës nga ana e tij. Ai gjithashtu foli për falsifikimet e zgjedhjeve të qytetit të Moskës, quajti antikushtetues rregullin ekzistues në Moskë të regjistrimit të të ardhurve nga qytetet e tjera.