Në qytetin amerikan Pittsburg do të hapet qendra kryesore e shtypit të samitit të “G-20”-shes, e cila do të zhvillohet më 24-25 shtator. Sipas të dhënave të organizatorëve, në forum tashmë janë akredituar përafërsisht 4 mijë gazetarë, ndër të tjera rreth 70 rusë. Sipas fjalëve të organizatorëve, shtypi do të ketë akses të lirë kudo, përveç zonave speciale të përcaktuara për pjesëmarrësit e samitit.