Hyrja në Organizatën Botërore të tregtisë (OBT) mbetet qëllim strategjik i Rusisë, deklaroi Nënkryeministri i parë Igor Shuvallov në Uashington në takimin me ekonomistët dhe politologët amerikanë. Gjatë kësaj Shuvallov kërkoi nga partnerët e negociatave, të cilat po zgjasin tashmë prej 16 vjetësh, tu japin fund të gjitha kushteve të reja që vihen në adresë të Rusisë. Ai theksoi, se Rusia përmbush të gjitha detyrimet, të cilat u vendosën në negociatat e OBT.