Foto RIA LajmetDimitri Medvediev filloi vizitën e parë zyrtare në historinë e Kryetarit të shtetit rus në Zvicër. Siç vë në dukje gazeta “Kommersant” ky udhëtim i kushtohet 210 vjetorit të marshimit legjendar të ushtrisë ruse nëpër Alpe nën komandën e Aleksandër Suvorov-it, i cili çliroi vendin nga trupat franceze të Napoleonit. Në pistën ku u ul avioni, Presidentin Medvediev e priti Presidenti i Konfederatës Zviceriane Hans-Rudolf Merc me bashkëshorten e tij. Të dy delegacionet u nisën për në rezidencën jashtë qytetit të udhëheqjes zviceriane-kështjella Loon. Dimitri Medvediev solli si dhuratë dy arinj tetmuajsh, të cilët këtë pranverë gjahtarët i gjetën në krahinën e Habarovskut. Botimi “Kommersant” thekson se presidentët folën midis tyre në rusisht. Hans-Rudolf Merc është poliglot dhe rusishtja është një nga gjashtë gjuhët, të cilat ai zotëron.


***


Kreu i Institutit të virusologjisë Akademiku Dmitri Lvov deklaroi, se në Rusi është evidentuar rasti i parë i vdekjes nga virusi i “gripit të derrave”. Gazeta “Vremja novostei” shkruan, se kjo deklaratë provokoi skandal. Kryemjeku i Rusisë Genadi Onishenko e quajti Lvovin “terrorist informativ”. Në eterin e kanalit televiziv “Rossia” Lvov deklaroi, se qytetarja e periferisë së Moskës u prek nga ky virus gjatë kohës që ajo pushoi në Bullgari dhe vdiq tre javë më parë, pasi infektoi disa pacientë dhe bashkëpunëtorë të spitalit, në të cilin atë e kuruan. Akademiku theksoi, se aktualisht në Rusi numri i të sëmurëve po arrin dhjetra mijëra. Ndërkaq Onishenko deklaroi, se pacientja që vdiq, përveç pneumonisë, nga e cila ajo u shtrua, kishte edhe një sërë sëmundjesh të tjera.


***


Sipas vlerësimit të specialistëve rusë, të cilin e sjell botimi “Novie izvestia”, vjeshta dhe fillimi i dimrit do të jenë të vështira në vend. Bile që tani, sipas të dhënave zyrtare, numri real i të papunëve është gati 2 herë më shumë, se numri i regjistruar tashmë. Kurse rryma e re e problemeve të tjera në tregun e punës do të jetë pranverën e ardhshme. Ndërkaq, muaji i fundit i verës, sipas mendimit të ekonomistëve, nuk është tregues objektiv, sepse vepron i ashtuquajturi faktor sezonal. Në verë tensioni në tregun e punës bie, sepse të papunët largohen në shtëpitë e tyre nëpër fshatra, ku merren me punë për një kohë të shkurtër. Të dhëna më evidente janë ato që u bënë në fillim të vitit, nga të cilat rezultonte se për periudhën janar-gusht në vend papunësia përbënte 42 % më shumë të papunë, në krahasim me po këtë periudhë të vitit të kaluar.