Foto RIA LajmetPresidenti Dimitri Medvediev u bë Kryetari i parë i shtetit rus, që vizitoi Zvicrën me një vizitë zyrtare pas 200 vjetësh të ekzistencës së marrëdhënieve diplomatike midis Rusisë dhe Konfederatës. Boris Tumanov, komentatori i radiokompanisë “Zëri i Rusisë” në lidhje me këtë fakt, u shpreh si më posht vijon: “Vizita e Zotit Medvediev në Zvicër përkon me 210 vjetorin e marshimit të ushtrisë ruse nën komandën e Gjeneralit Aleksandër Suvorov nëpër qafëmalin Sen-Gotard. Kujtimi i Gjeneralit Suvorov dhe ushtarëve të tij, të cilët mbërritën në Alpe për të luftuar me trupat franceze të Napoleonit, deri më sot kremtohet nga zvicerianët, të cilët janë falënderues ndaj këtij kontributi për ruajtjen e pavarësisë së Zvicrës. Unë e përmenda këtë fakt historik jo pa qëllim, por për atë, që ti japim atë që meriton heroizmit të ushtarëve rusë. Duke folur për këtë ngjarje, unë në radhë të parë mendova për kontekstin europian të asaj epoke, kontekst, i cili në ditët tona përfytyrohet si mjaft ekzotik. A mundemi të përfytyrojmë vallë sot një aleancë austriako-britaniko-ruse, që mbështet Turqinë, e cila i hap luftë Francës? Por, 2 shekuj më parë dhe pak më vonë, koalicione të tilla ishin dukuri e zakonshme. Ju e dini po aq mirë sa dhe unë, se pas aleancës ushtarake, e cila i solli trupat ruse në Zvicër, gjatë shekujve të XIX, XX pasuan edhe aleanca të tjera. Dhe ky fakt mua më çon në konstatimin e të vërtetës së hidhur. Ne bashkohemi mjaft lehtë dhe më shpejtë për luftë, pavarësisht nga divergjencat në regjimet politike ose në ideologjitë zyrtare. Vëreni me kujdes, ky nuk është vetëm mendimi im personal. Ky është thjeshtë një mësim, të cilin na e dha historia me shpresë se ne do ta përvetësojmë një herë e për gjithmonë.