Aleksandër Ljubimov foto RIA LajmetRadiokompania “Zëri i Rusisë” po përgatitet të kremtojë 80 vjetorin e vet. Në vigjilje të jubileut ne po vazhdojmë t’ju tregojmë mbi historinë tonë të habitshme dhe për kolegët që e kanë bërë atë. Radiotransmetimi në gjuhë të huaja u bë njëfarëlloj Alma-mater për një plejadë të tërë gazetarësh të njohur në vend, shumë prej të cilëve në fund të viteve 80-të reformuan televizionin tonë. Emrat e tyre tani asociohen me TV. Aleksandër Ljubimov është njëri prej tyre.
I biri i një aktoreje dhe një zbuluesi, Aleksandër Ljubimov, pa dyshim, trashëgoi talentin nga të dy prindërit e vet! Duke qenë një ndër gazetarët më të njohur në vend, ai debutoi në televizion me programin “Взгляд” («Vështrimi”). Pasi u shfaq në ekran në fund të viteve 80-të, ky program bëri një mini-revolucion të vërtetë në teletransmetimin e vendit duke i dhënë me këtë televizionit një ritëm të ri dhe duke zbuluar forma të papara e të panjohura më parë. Ndërsa filloi karriera gazetareske e “turbulluesit të ri të eterit televiziv” në Radiotransmetimin për vendet e huaja-në “Radio Moska”-siç quhej ajo asaj kohe. Në këtë radio Aleksandri, pas përfundimit të Institutit Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës në mesin e viteve 80-të, ka punuar në redaksinë e transmetimit të emisioneve për vendet skandinave. Në atë kohë (sado paradoksale që të duket kjo!) ajo ka qenë një organizatë plotësisht demokratike, mendon Aleksandri. Dhe ja përse: një nga llojet paralele të të fituarit të parave për ne ishte monitorimi i shtypit borgjez perëndimor. Në kushte të tilla në godinën e famshme në rrugën Pjatnjickaja dhe filloi të lindë liria jonë, e cila na bënte ne, në sfondin e përgjithshëm, djem karizmatikë, thotë Aleksandër Ljubimov: “Për mua kjo ishte një kohë krejtësisht e habitshme, impresionuese, fantastike. Unë bile as që nuk mund të përfytyroja se një gjë e tillë është e mundur në përgjithësi. P.sh., që mbledhjet e bashkimeve profesionale të mund të zhvillohen në gjuhën daneze. Që në eterin e Radiotransmetimit në gjuhë të huaja nuk thonë “Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”, sepse në gjuhën daneze nuk mund të shprehesh dot kështu, por thjesht “lideri i partisë”. Ky ishte një guxim i paparë, i pabesueshëm për njerëzit sovjetikë. Dhe, në përgjithësi, atëhere tek ne në radio ekzistonte një atmosferë krejtësisht e pabesueshme lirie, mundësi për vetëshprehje, mundësi për të krijuar, dhe për këtë bile të paguanin edhe para. Ne kishim mundësi të lexonim gazetat perëndimore, të dëgjonim radion borgjeze, të krahasonim këndvështrime të ndryshme. Kjo ishte një gjë fantastike. Dhe, në përgjithësi, kjo ishte një kohë e mrekullueshme për rritjen kualifikimin tim profesional.
Censura sovjetike nuk mund të kontrollonte çdo fjalë, çdo nuancë intonacioni konotativ. Dhe kjo gjë në mënyrë inkoshiente na bënte ne më të lirë, vazhdon Aleksandër Ljubimov. Dhe një detaj tejet i rëndësishëm: në ato vite vetëm në Raditransmetimin në gjuhë të huaja lejohej që të transmetoheshin në eter fjalimet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe njoftimet e Byrosë Informative në variant të reduktuar dhe jo në formë të plotë, siç bëhej një gjë e tillë në të gjitha mjetet e tjera sovjetike të informimit masiv. Në ato kohëra kjo ishte një liri e paimagjinueshme, e paparë. Si mund ti lejoje vetes, p.sh., të redaktoje fjalën e Leonid Brezhnjevit? Kjo bëhej për arsyen e thjeshtë, se në rast të kundërt dëgjuesit e huaj nuk do të mund të kuptonin dot atëhere asgjë.
Gjatë punës në Radiotransmetimin për vendet e huaja ne ndjenim interesimin e gjallë, të madh që shfaqej ndaj Bashkimit Sovjetik nga vende të ndryshme. Sepse atëhere “Radio Moska” ishte, mund të thuhet, i vetmi burim informacioni prej të cilit dëgjuesit e huaj mund të mësonin se ç’ndodhte përtej “perdes së hekurt”, thotë Aleksandër Ljubimov: “Ne atëhere u përgjigjeshim gjithmonë letrave të radiodëgjuesve tanë, plotësonim kërkesat e tyre muzikore. Ata shfaqnin preferencat e veta për të dëgjuar gjëra bashkëkohore dhe ne transmetonim në eter rock and roll dhe regjistrime të rok grupeve. Veprime të tilla të shpenguara, të pakontrolluaranë atë kohë në radiotransmetimin e brendshëm të Bashkimit Sovjetik ishin krejtësisht të palejueshme. Dhe ne e bënim vazhdimisht një gjë të tillë. Ndoshta, ne me të vërtetë, ishim më pak të censuruar se të tjerët.
Për 80 vjet historia e Radiotransmetimit në gjuhë të huaja u pasurua me legjenda dhe mite të shumta, vazhdon Aleksandër Ljubimov. Por, megjithatë mendoj se historia më me popullaritet është ajo që ka të bëjë me Rustin. Është mjaft zbavitës dhe interesant fakti, se megjithëse shumë vetë i mbajnë mend fort mirë ngjarjet e një të kaluareje 20 vjeçare, kur piloti gjerman në vitin 1987 u ul mu në Sheshin e Kuq, por megjithatë dëshmitë e tyre ndryshojnë shpesh herë në detaje. Dhe me këtë bëhen akoma dhe më interesante! Unë dhe kolegu im u bëmë, mund të thuhet, jo vetëm dëshmitarë okularë, por dhe pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të kësaj historie, kujton Ljubimov. Kur e pamë avionin të ulej ne arsyetuam se kjo është një mundësi e mirë për të fituar ndonjë hohorar suplementar: “Unë, më thotë kolegu im, do të bëj një vrap drejt e atje. Do të sigurojmë ndonjë honorar që të na mjaftojë për të hedhur ndonjë krikëll birrë, kurse ti do të bësh dezhurnin në vendin tim. Kështu dhe vendosëm. Ai u nis për në Sheshin e Kuq. Kur mbërriti në vendin e ngjarjes bashkëpunëtorët e KGB-së e kishin rrethuar tashmë Rustin. Dhe ne, sigurisht, që njoftuam për gjithçka, — honorari është honorar megjithatë! Më pas plasi skandali, sepse “Radio Moska” duke transmetuar lajmin në mbarë botën njoftoi mbi faktin e uljes së aeroplanit të huaj mu në Sheshin e Kuq. Për këtë paudhësi ne “merituan” të paraqiturit tek Kryetari i Gosteleradios të Bashkimit Sovjetik. Neve ai na dukej si “luciferi” që jetonte në njëfarë kështjelle gjigante. Unë mendoj se drejtuesi ynë përpiqej të kuptonte gjënë më kryesore, dhe pikërisht, nëse ne ishim bashkëpjesëmarrës të këtij provokacioni apo dëshmitarë të rastësishëm, të shtyrë nga dëshira e papërmbajtur për të fituar ato 3 rubla të shkreta. Ndërsa ne, në fakt, as që përpiqeshim ta fshihnim se interesi ynë ishte vetëm përfitimi i honorarit dhe, me sa duket nga të gjitha, arritëm ta bindnim atë për këtë gjë. Kurse më pas Kryetari i Gosteleradios, ka shumë mundësi të ketë njoftuar në ndonjë shërbim zbulimi-kundërzbulimi, se këta “leshko” e ndërmorrë këtë veprim, thjesht, për të fituar ndonjë lek për të pirë birrë…
Që nga viti 1987 Aleksandri punon në televizion. Aktualisht ai është një nga drejtuesit e kanalit shtetëror televiziv “Vesti”. Vetë Ljubimov është krejtësisht i bindur në atë, se pavarësisht nga mbajtja e Radiotransmetimit në gjuhë të huaja nën censurë të rreptë, atmosfera në godinën që ndodhet në rrugën Pjatnjickaja ishte mjaft krijuese dhe bile disi bohemike. Dhe kjo në shumë gjëra i shërbente krijimit të mjedisit të favorshëm , të përshtatshëm për zhvillimin e talenteve në lëmin e gazetarisë.
“Zëri i Rusisë” mbush këtë vit plot 80 vjet. Për nder të jubileut të vet radiokompania vendosi të mbledhë të gjithë ata që realizojnë radiotransmetimet në gjuhën ruse jashtë shtetit. Në fillim të nëntorit ne për herë të parë do të zhvillojmë festivalin ndërkombëtar të radiostacioneve rusishtfolëse. Ju mirëpresim të gjithëve në Moskë!