foto RIA LajmetNë Forumin rus të Investimeve në Soçi pjesa më e madhe e marrëveshjeve u bënë për kompanitë ruse me pjesëmarrjen e shtetit. Siç shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”, këtë vit morën pjesë më pak përfaqësues të vendeve të huaja-24 nga 40 të vitit të kaluar. Pavarësisht nga ajo se Forumi i Soçit u bë triumf i politikës qeveritare antikrizë, sensacione investuese ai nuk solli. Gati të gjitha ato që u deklarun dhe u nënshkruan në Soçi, mund të bëheshin edhe në Moskë, mendojnë ekspertët. Kryeministri Vladimir Putin si tradicionalisht mori pjesi në punën e forumit. Atje ai shpalli: së shpejti qeveria do të krijojë strategjinë e daljes nga kriza dhe zhvillimin e mëtejshëm.


***


Botimi “Komsomolskaja pravda” shkruan për pasionin e pijeve energjike të rinisë që do të marin fund. Tregu i tyre në Rusi përbën 20 milionë litra në vit. Akoma më të njohura janë koktelet alchoolike që përmbajnë “energji”. Por ja pse fitorja e personave edhe pse të suksesshëm nuk mund të ndërpritet më. Kurse disa të tjerë shkojnë direkt në spital. Në institutin e ushqimit të Akademisë së Shkencave menjëherë zbuluan mifin e parë: në këto pije nuk ka aspak energji.


***


Deputetët e Dumës Shtetërore janë të shqetësuar për shëndetin e rusëve, dhe e quajnë të domosdoshëm eliminimin maksimal të cigareve në treg. Siç shkruan gazeta “Vremja novostei”, projektligji, i cili parashikon ndalimin e tregtimit të cigareve afër banakëve të supermarketeve dhe në kioskat e rrugëve, tashmë është gati. Qëllimi i kësaj iniciative është që të eliminohet krejt produkti i duhanit nga rrezja e shikimit të fëmijëve dhe adoleshentëve. Në qoftë se dokumenti do të miratohet, atëherë rrjetet shpërndarëse do të duhet të përcaktojnë në dyqanet e tyre salla të veçanta ose seksione për cigare.