Çullpan Hamatova. Aktorja më misterioze e kinematografisë dhe një nga “yjet”, më të spikatur, më mbresëlënës të skenës së teatrit rus, dhe duhet thënë, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, sepse emri “Çullpan” përkthehet nga gjuha tartare si “ylli i mëngjesit”.
Çullpan Hamatova lindi në Kazan në një familje inxhinierësh. Pas mbarimit të shkollës së mesme të matematikës Çullpan hyri në Institutin ekonomiko-financiar, por studjoi atje vetëm disa muaj. Fshehurazi nga prindërit ajo filloi të ndiqte kurset përgatitore teatrale, linte në dyqanin e pengjeve lugët prej argjendi me qëllim që të mund të paguante të mësuarit në to. Dhe pak më vonë, duke i befasuar të gjithë më veprimin e vet, ajo u largua papritmas nga Instituti dhe filloi të ndiqte studimet në Shkollën teatrale të Kazanit. Pasi mbaroi kursin e parë atje u nis për në Moskë për të hyrë në (ГИТИС) GITIS (Instituti Shtetëror i Artit Teatral).
Nëpër Moskë aktorja shpesh herë qarkullon me patina-nga dhoma e grimit (makijazhit) e Teatrit “Sovremenjik” pas spektaklit ajo rrëshqet me to drejt shtëpisë. Kalimtarët nuk e njohin atë në rrugë kur ajo qarkullon me këtë lloj “mjet transporti”-sepse nuk mund të ndodhë kurrë, është e pabesueshme një gjë e tillë, sipas mendjes së tyre!
Çullpan i ka vdekje vonesan në prova, në Teatrin “Sovremenjik” gëzon reputacionin e “ledit të hekurt” dhe pëlqen shumë ëmbëlsirat. Pavarësisht nga aparenca e brishtë prej fatie, zane, Çullpan është shumë e dhënë pas roleve ekscentrike. “Unë do të dëshiroja të pushoja së qeni përherë heroinë lirike, të dilja disi më lart kësaj ampluaje (roleve të kësaj natyre). Por për këtë qëllim duhet të rritesh fizikisht dhe ai person që do të më nxjerrë mua nga ky pesonazh duhet të jetë njeri i marrë”, - thotë aktorja dhe ndërmerr eksperimente mjaft të guximshme. Në komedinë e regjizorit Pjotër Shtejn “Silvia” ajo ka luajtur qenin. Ndërsa në spektaklin origjinal të Teatrit “Sovremenjik”- «Мамапапасынсобака» (“Mamajababaidjaliqeni”) Çullpanit i ra për pjesë roli i … Djalit.
Çullpan Hamatova filloi të luajë në fima të ndryshëm që kur ishte ende studente në vitin e tretë të GITIS (Instituti Shtetëror i Artit Teatral). Kurse roli në filmin e regjizorit të famshëm Andrej Todorovski «Страна глухих» (“Vendi i të shurdhërve”) u bë për të me të vërtetë triumfal-edhe shikuesit, edhe kritikët e njohën Çullpanin si njërën nga aktoret e reja më të talentuara të kinematografisë ruse.
Gjatë realizimit të projekteve filmike në Gjermani aktorja shumë shpejt arriti të përvetësojë gjermanishten. Si përfundim ajo ka luajtur në disa filma gjermanë, ndër të tjera edhe një nga rolet kryesore në tragjikomedinë “Good bye, Lenin!”. Arriti të realizojë në teatrin gjerman rolin e Violës në spektaklin “Nata e dymbëdhjetë”. Puna e saj e fundit në lëmin e kinematografisë është roli i luajtur në fimin austriak “Midsummer madness”. Megjithëse luajtjen e roleve në kinematografi ajo nuk e ka fort për zemër. “Unë jam aktore teatri. Si aktore filmi nuk jam e mirë. Unë nuk arrij ta ndjej me shpirt këtë lloj arti”, thotë ajo.
Para pak kohësh shembëlltyra e saj romantike në rolin e princeshës së Orientit u bë prezantuese e gamës së produkteve të Laboratorit Faberlic.
Çullpan Hamatova merret mjaft aktivisht me aktivitet bamirësie. Në koncertin “Më dhuro mua jetën”, i cili u organizua nga aktorët e teatrit “Sovremenjik”, ajo arrit të mbledhë rreth gjysëm milioni dollarë për fëmijët e prekur nga kanceri i gjakut.
Përveç dy vajzave që ka tani dhe dy bashkëshortëve në të kaluarën, përveç spektrit të gjerë të roleve në lëmin e kinematografisë dhe punëve të shumta teatrale, ajo është zotëruese edhe e një buqete të tërë çmimesh të prestigjshme: që nga «Золотая маска» (“Maska e Artë”) e deri tek «Теффи» (“Teffi”). Ngritja triumfale në piedestalin e lavdisë nuk është aspak punë e lehtë për të. “Fjala ime kryesore në jetë është - duhet!”- thotë shpesh herë ajo.
Disa regjizorë rusë e quajnë Çullpan Hamatovën “pasuri kombëtare”. Kurse revista e autoritetshme e industrisë kinematografike botërore “Variety” e ka përfshirë atë në 10-shen e kinematografistëve më të perspektivshëm të Europës Lindore.