foto RIA LajmetDimitri Medvediev do të përsërisë udhëtimin e ushtarakut Aleksandër Suvorov që kaloi nëpër Alpe. Ky udhëtim i kushtohet 210 vjetorit të marshimit zvicerian të ushtrisë ruse. Siç njofton botimi “Nezavisimaja gazeta”, Medvediev ka planifikuar një vizitë shtetërore në Zvicër- e para në historinë e marrëdhënieve të dy vendeve që në kohët e Perandorisë Ruse dhe Bashkimit Sovjetik. Medvediev faktikisht duhet të udhëtojë nëpër gjithë Zvicrën. Ndërkaq, gati po thuaj me të gjitha llojet e transportit: me autobus, me tren, me anije. Përpara se të largohet nga Zvicra, Presidenti rus do të takohet me biznes qarqe të ndryshme.

 


***


Në qarkun e Kemerovsk-ut plasi një skandal i madh. Sipas të dhënave të gazetës “Vedomosti”, guvernatori vendas donte tu dhuronte mjekëve dhe mësuesve për llogari të buxhetit 30 orë shumë të shtrenjta. Por dhuratat e shtrenjta ata nuk mund ti marin. Shoqërinë e zemëroi një shpenzim i tillë në kohë krize. Ata planifikuan të blenin vetëm ora femrash. Skeleti prej ari, si minimum me 26 briliantë. Fusha e orës me ngjyrë të verdhë të shndritshme me kristale Swarovski. Rripi gjithashtu prej ari, i zbukuruar me gdhëndje, mekanizmi-kuarc zvicerian me tre gurë rubini. Kapakun e orëve planifikonin ta zbukuronin me emblemën e qarkut të Kemerovsk-ut dhe me firmën e guvernatorit. Siç shkruan botimi “Vedomosti”, çdo orë duhej të kushtonte rreth 3 mijë dollarë.