Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Rasmussen i propozoi Rusisë që të vlerësojnë së bashku rreziqet për sigurimin dhe sfidat e shekillit XXI. Bashkëpunimi i NATO-s dhe Federatës Ruse nuk është çështje zgjedhjeje, por çështje domosdoshmërie, theksoi ai. Rasmussen e përshëndeti vendimin e SHBA-s të rishikimit të planeve të dislokimit të sistemit të mbrojtjes antiraket në Europën Lindore dhe propozoi që të studiohet mundësia e ndërtimit të sistemeve të tilla nga NATO dhe Rusia.