“Vendim i drejtë dhe guximtar” quajti Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin heqjen dorë të SHBA-s nga dislokimi i elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Europë, duke marrë fjalën në Forumin Investitor Soçi-2009. “Unë shpresoj, se këtë do ta pasojë anulimi i plotë i të gjitha kufizimeve të bashkëpunimit me Rusinë dhe aktivizimin e zgjerimit të Organizatës Botërore të Tragtisë në saj të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit”, deklaroi Kreu i qeverisë ruse.