foto RIA LajmetTragjedinë në hidrocentralin në Sajano-Shushensk duhet ta kishin parandaluar, deklaroi Nënkryeministri i Federatës Ruse Igor Seçin, duke bërë përfundimet e mbledhjes së parë të komisionit qeveritar për likuidimin e pasojave të tragjedisë. Ai vuri në dukje se katastrofa u shkaktua nga një sërë faktorësh të ndryshëm. Sipas deklaratës së Nënkryeministrit, për shkak të avarisë ndodhi “shkëputja e ndërlidhjes midis strukturave si rezultat i reformimit të Shërbimit Statistikor Rus”, mungesa e koordinimit midis sistemeve operative dhe stacionit, mungesa e kontrollit teknik në vet këtë stacion. Përveç kësaj, sipas fjalëve të Seçin-it, udhëheqja e këtij stacioni u “dha si tepër pas projekteve tregtare, duke e shpallur zyrtarisht ndërmarrjen me emrin “Hidrocentralremont”. Përfundime të sakta në lidhje me shkakun e avarisë deri më sot nuk ka, prandaj Rostehnadzor kërkoi përsëri zgjatjen e hetimit edhe 10 ditë të tjera. Në çfarëdo lloj përfundimesh që ai të vinte, komiteti hetimor po zhvillon në këtë stacion hetimet e veta. Sipas fjalëve të Zëvendës drejtorit të degës së Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Federatës Ruse për qarkun Sibirsk Vladimir Anufriev, përfundimet e Rostehnadzor-it qëndrojnë mbi bazë të provave dhe do të merren parasysh. Por, deklaroi ai, vetkuptohet ato nuk mund të ndikojnë gjatë procesit hetimor. Hetimi i çështjes, sipas vlerësimeve të specialistëve mund të zgjasë disa muaj rresht.

http://www.youtube.com/

Hidrocentrali në Sajano Shushensk para dhe pas avarisë