Liderët e vendeve kryesore të Europës përshëndetën vendimin e administartës së Shtëpisë së Bardhë për heqjen dorë nga dislokimi i objekteve të mbrojtjes antiraket (MAR) në Poloni dhe Çeki. Për këtë ata deklaruan në Bruksel pas përfundimit të samitit të BE. Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel theksoi se ky hap është sinjal i afrimit të Perëndimit me Rusinë. “I shkëlqyer” e quajti vendimin e SHBA-s Presidenti i Francës Nikola Sarkozi. Sipas mendimit të Kryeministrit të Britanisë së Madhe Gordon Braun, ky hap pasqyron procesin e forcimit të mirëbesimit midis superfuqive bërthamore. Dokumenti i ri nuk parashikon më bazimin e objekteve MAR në Çeki dhe Poloni.