foto RIA LajmetSekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmussen së shpejti do të dërgojë një delegacion të lartë në Moskë, për të mësuar mendimin e palës ruse në lidhje me atë, si duhet Aleanca VeriAtlantike të zhvillohet në mënyrë strategjike në planin afatgjatë. Siç njofton gazeta “Vremja novostei”, Rasmussen është i vendosur të fillojë me Moskën dialog pa paragjykime dhe paprecedent , si dhe deklaron: “Ne duhet ta tërheqim Rusinë dhe të dëgjojmë pozitën ruse”.

 


***


Bashkia e Moskës ka ndërmend të hedhë në gjyq një nga liderët e lëvizjes opozitare “Solidarnost” Boris Nemcov për raportin e tij “Lluzhkov”. Siç njofton gazeta “Kommersant”, në këtë raport flitet në lidhje me atë, se Kryebashkiaku i Moskës Lluzhkov duhet të hiqet menjëherë nga detyra dhe së bashku me bashkshorten e tij të dalin në gjyq sipas neneve të korrupsionit. Këtij raporti i bashkangjiten shumë fakte, të cilat dëshmojnë për bazimin e kësaj pozite. Avokati i lëvizjes “Solidarnost” thotë, se komanda Lluzhkov do të përpiqet ta nxjerrë Kryebashkiakun nga kjo lojë, që as ai personalisht, as bashkëshortja e tij të mos hidhen në gjyq. Ndërkaq, reputacionin zyrtar të Kryebashkiakut dhe bashkshortes së tij do ta ruajnë nëpunësit e tij gjatë kohës së punës në saje të atyre që paguajnë tatime.


***


Sociologët, të cilët i citon gazeta “Novie izvestia”, flasin, se femrat dhe meshkujt mund të jenë në shkallë të barabartë lider politikë të mirë. Kështu mendon sot shumica e rusëve. E megjithatë, theksojnë ata, shanset e të dy sekseve në politikën ruse, si dhe më parë, nuk janë aspak të njëjta. Duhet të theksohet, se politika ruse di pak shembuj, kur femrat mundën të bëheshin lidere. Vitet shkojnë, por në mendje të vjen vetëm Irina Hakamada, faktikisht femra e parë politikane në Rusi.