Anija transportuese “Arctic Sea” nën flamurin e Maltës me ekuipazhin rus në bordin e vet vazhdon të qëndrojë në det të hapur 17 milje lark ishujve lindorë Gran-Kanaria, të cilat përfshihen në arkipelagun që i përket Spanjës, ishujt Kanarsk. Autoritetet spanjolle deri më sot nuk janë dakort për hyrjen e anijes në ujrat territoriale të vendit. Siç u bë e ditur, pala spanjolle dhe ajo ruse po zhvillojnë konsultime sipas aspekteve juridike për dorëzimin e anijes zotëruesve të saj.