Në Francë u miratua projektligji për luftën kundër Internet-piraterisë. Tani, sipas këtij dokumenti, për shkak të shkarkimit të jashtligjshëm (pirat) të filmave  nga rrjeti Global, shkelësi i ketij ligji mund ti heqë vetes të drejtën e aksesit në rrjetin botëror, do ti vihet gjobë prej 300 mijë eurosh ose do të burgoset. Ky projektligj u miratua nga deputetët e Asamblesë Kombëtare. Votimi përfundimtar i këtij projektligji do të bëhet më 22 shtator. Opozita ka ndërmend të dalë kundër këtij dokumenti në Gjykatën Kushtetuese.