Këshilli i Europës (KE), që përfshin 47 vende, do të fillojë në Rusi fushatën kundër diskriminimit racor. Qëllimi i këtij aksioni nën emërtimin “Thuaj “Jo” diskriminimit” është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë ndaj problemeve të diskriminimit, si ato etnike, shenjat e moshës, shfaqja e racizmit dhe paragjykimet, si dhe bashkëveprimi për zbardhjen në mjetet e informimit masiv të çështjeve të marrëdhënieve ndërkulturore.