Rusia filloi të dalë nga kriza, deklaroi ministri i financave Aleksei Kudrin. Ndërkohë për shkak të vështirësive ekonomike qeveria planifikoi se për vitin e ardhshëm do të ketë një nivel të lartë deficiti të buxhetit shtetëror prej 6,8 % të produktit të brendshëm. Në vigjile Presidenti Dimitri Medvediev e pranoi, se rënia e madhe e ekonomisë duket akoma më serioze, se sa parashikohej. Rusia do të kthehet tek huazimet e jashtme. Në vitin 2010 huazimet e jashtme do të përbëjnë 603 miliardë rubla.