Qeveria e Serbisë filloi rindërtimin e varrezave orthodhokse në Kosovë, autoritetet shqiptare e së cilës e shpallën atë vitin e kaluar të pavarur nga Beogradi. Gjatë 10 vjetëve të fundit atje u shkatërruan rreth gjysma e monumenteve, që përbën më shumë se 120 varreza orthodhokse në vend. Në ato varreza, ku është e pamundur të përcaktohen vendet e varrimit, do të vendosin lapidarë të përbashkët të gjithë atyre, të cilët janë varrosur atje. Rindërtimin e varrezave do ta bëjnë vullnetarët dhe të afërmit e atyre, të cilët prehen në këto varreza.