Në qytetin Vollgodonsk në jug të Rusisë përkujtojnë viktimat e aktit terrorist, që u krye më 16 shtator të vitit 1999. Mijëra njerëz që në mëngjes u mblodhën tek memoriali në vendin e ndërtesave të larta, afër me të cilat 10 vjet më parë terrorostët hodhën në erë një autobus në të cilin ishe vendosur bumba. Atëherë vdiqën 18 veta, ndër të tjera edhe dy fëmijë. Dhjetra të tjerë u plagosën rëndë. Në mbrëmje të afërmit e të vrarëve dhe ata, të cilët pësuan dëm nga ky akt, do të mblidhen në bregun e Volgodonsk-ut për një miting përkujtimor funeral. Ata do të lëshojnë në qiell 100 tullumbace të bardha si simbol i uniteteit dhe paqes.