Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (GjNIJ) mori vendimin për lirimin e parakohshëm të ish-presidentes së Republikës Boshnjake të Serbisë Biljana Pllavshiç, njofton agjencia Associated Press. Sipas fjalëve të Kryetarit të GjNIJ Patric Robinson, Pllavshiça duhet të lirohet “pavarësisht nga krimi i saj i rëndë”. GjNIJ më 27 shkurt të vitit 2003 e dënoi atë sipas akuzës për gjenocid ndaj myslimanëve dhe kroatëve me 11 vjet heqje lirie, për plotësimin e afatit të dënimit në Suedi.