foto RIA LajmetKryeministri Vladimir Putin dha të kuptohej, se në vitin 2012 ka ndërmend të mbetet ende në pushtet dhe ndoshta të kthehet në postin e presidentit. Ata me Presidentin Dimitri Medvediev ranë dakort midis tyre për ndarjen e pushtetit, duke u nisur nga gjendja, ndarjet politike, si dhe pozicioni i Partisë udhëheqëse “Edinaja Rusia”. Siç shkruan gazeta “Vedomosti”, Putin dha të kuptohej mjaft qartë, se pas dy vjetësh ai do të kthehet në postin e presidentit dhe për këtë filloi të përgatisë mendimin e opinionit publik. Për synimin e ruajtjes së ndikimit dhe pushtetit real në vend dëshmon dhe ai fakt, se Kryeministri gjithmonë fliste për perspektivën e largët.


***


Në Kaukazin Verior përfundoi seria e re e aksioneve terroriste, në dy prej të cilave janë përdorur përsëri terroristët-vetëvrasës. Siç thekson gazeta “Moskovski komsomolec”, si rezultat i këtyre sulmeve për disa ditë me radhe gjetën vdekjen 5 persona dhe 10 të tjerë kanë marrë plagë serioze për jetën. Por shërbimet speciale mundën të vrisnin kreun e ilegalitetit terrorist. Në rrethinat e Mahaçkalla-it shërbimet speciale bllokuan një shtëpi private, ku parashikohej se fshiheshin guerrilasit. Pas disa orësh hynë me forcë në shtëpi. Sipas llogaritjeve të të gjitha akteve terroriste të fundit, arrestimeve dhe eliminimeve të vetëvrasësve mund të parashikohet se në liri janë jo më pak se pesë veta të gatshëm për të kryer akte të tjerë.


***


Në Peterburg filluan provat klinike të vaksinës kundër gripit të derrit. Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, në këto prova marin pjesë vullnetarë, të cilët kaluan një përzgjedhje të veçantë. Të gjithë ata eleminuan dyshimin dhe frikën e ndonjë keqësimi falë shkencës dhe shpërblimit material. Ata që kaluan këtë përzgjedhje kërkuan të nënshkronin “Marrëveshjen e vullnetarit”. Në të flitet, se vullnetari është informuar mbi ndikimet e mundshme për shëndetin dhe rrezikon me vullnet të lirë. Rreth një javë vullnetarët do të ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Më vonë ata do ti trajtojnë në regjimin ambulator për rreth një muaj.