foto RIA LajmetIntelektualët, espertët, përfaqësuesit e elitës politike u mblodhën në Jarosllavl në konferencën “Shteti bashkëkohor dhe sigurimi global”. Nivelin e diskutimit e përcakton ndër të tjera edhe faktori që midis pjesëmarrësve të shpallur të takimit janë edhe personat kryesorë shtetërorë: Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, Kryeministri i Spanjës Hose Luis Rodriges Sapatero, Kreu i kabinetit të Francës Fransua Fijon. Takime të tilla joformale me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe veprimtarëve politikë ndihmojnë në arritjen e mirëkuptimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Kështu mendon eksperti i Qendrës së teknologjive politike Aleksei Makarkin: “Për rregullimin e marrëdhënieve të barabarta është e domosdoshme të kërkohen pozita, vlera dhe prioritete të përgjithshme. Gjatë kësaj duke fiksuar divergjencat e dukshme dhe të pashmangshme, por duke mos i shndërruar këto divergjenca në antagonizëm. Ja pse, konferenca të tilla ndoshta do ti shërbejnë kësaj detyre: që të gjenjë kuptim reciprok, për koordinimin e pozitave dhe që të kuptojnë njëri tjetrin. Në botën bashkëkohore askush nuk mund të konfirmojë, se zotëron një standart demokratik universal, pasi një i tillë, thjesht nuk ekziston, është i bindur Gleb Pavllovski: “Larmia e demokracisë është mëse e dukshme. Japonia, India, SHBA-s, Rusia, sipas modeleve të tyre ndryshojnë shumë. Unifikimi është i pamundur. Por cilat janë standartet? Çfarë mund të quhet demokraci dhe çfarë jo? Kë mund ta quash shtet bashkëkohor, dhe kë jo?”. Provë serioze e qëndrueshmërisë për demokracinë bashkëkohore është bërë terrorizmi. Këtë aspekt të problemit ka ndërmend ta shqyrtojë në sesionin e vet Zëvendës shkëkryetari i Këshillit për strategjitë kombëtare Iosif Diskin: “Bashkësia botërore tashmë u ndesh me sfidën e madhe globale të terrorizmit. Është e domosdoshme që të përpunohen rregulla të reja ndërkombëtare, të cilat të parandalojnë terrorizmin.