Kryeministri i ardhshëm i Japonisë Jukio Hatojama do të donte që “gjatë gjashtëmujorit të ardhshëm” të arrinte progres në negociatat me Rusinë në lidhje me çështjen e Kurileve Jugore dhe nënshkrimin e marrëveshjes paqësore. Ai deklaroi për këtë në intervistën e vet dhënë për Mjetet e Informimit Masiv vendas në vigjilje të zgjedhjes së tij në postin e Kreut të qeverisë, e cila do të zhvillohet më 16 shtator.