Rusia i dha Venezuelës kredi prej më shumë se dy miliardë dollarë për blerjen e armatimeve, deklaroi Presidenti i Venezuelës Ugo Çaves. Ai njoftoi, se Federata Ruse do të furnizojë në Venezuelë 92 tanke, si dhe sisteme reaktive të zjarrit me breshëri “Smeç”. Çaves theksoi se modernizimi i forcave të armatosura është e domosdoshme për forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit. Që nga viti 2005 Venezuela ka blerë armatime ruse që përbëjnë shumën prej 4 miliardë dollarë.