Irina Rodnina foto RIA LajmetFigurantja e madhe Irina Rodnina më 12 shtator feston 60 vjetorin e vet. Vet legjenda e akullit e quan këtë datë sipas sportit të patinazhit artistik në akull: 6:0. Pikërisht ky vlerësim i lartë i jurive shoqëronte të gjitha debutimet e mbretëreshës së patinazhit artistik çift në akull. Irina Rodnina për 12 vjet të karrierës së vet sportive nuk humbi asnjë nga garë, në të cilat ajo mori pjesë me partnerët e saj. Irina Rodnina me të drejtë quhet legjenda e sportit kombëtar dhe atij botëror. Ajo u bë figuristja më e suksesshme në historinë e patinazhit artistik çift në akull: tre herë kampione olimpike, 10 herë kampione botërore, 11 herë kampione e Europës. Emri i Irina Rodnin-ës është përfshirë në librin e rekordeve Guinness. Sipas anketimeve të botimeve kryesore sportive, ajo është shpallur sportistja më e madhe e shekullit të XX-të. Irina lindi në Moskë në familjen e një ushtaraku. Patinat e para ajo i veshi kur ishte vetëm 3 vjeçe. Pastaj kur u rrit edhe pak, prindërit e regjistruan në shkollën e patinazhit artistik në Moskë. Në moshën 13 vjeçare talentin e saj e kuptoi trajneri i saj Stanisllav Zhuk. Kurse pas 6 vjetësh, në vitin 1967 Irina dhe partneri i saj Aleksei Ullanov për herë të parë u bënë kampionët e botës dhe Europës. Kështu filloi “epoka e Rodninës”. Përparimet triumfale sportive të Irina Rodninës nëpër botë u bënë falë jo vetëm aftësive të saj të lindura, por edhe falë magjepsjes, karakterit këmbëngulës dhe aftësisë për të luftuar me peripecitë e fatit. Vet Irina thotë, se ajo që në fëmijëri përpiqej të ecte vetëm përpara: “Ne-brezi i njerëzve që lindëm pas luftës, prindërit tanë, jemi fitimtarë, unë gjithmonë e them këtë. Ne, kjo gjë në një farë mënyre na u trashëgua. Por edhe këmbëngulës, njerës të zellshëm ishim, ai pra Stanisllav Zhuk, person aspak i thjeshtë. Kur flasin për karakterin tim, mendoj se ai atë e edukoi për mrekulli, e edukoi njësojë si karakterin e tij”, qesh Irina. Pas fitores së Olimpiadës së tretë, Irina Rodnina në vitin 1980 doli nga sporti i madh. Punoi si trajnere, rriti djalin e vet Sashën, kurse më vonë edhe vajzën Aljonën. Deri më sot i konsideron fëmijët arritjen kryesore të jetës së saj, më e rëndësishme, se sa të gjitha medaljet e saj: “Falë Zotit, unë kam patur në jetë shumë gjëra të mira dhe jo vetëm në sport, thotë Irina. Sporti është vetëm gjysma e parë e jetës time. Unë kam fëmijë të shkëlqyer, mbesë të mrekullueshme. Kam rezultate edhe në punë, në veprimtarinë si trajnere. Kam një rreth shoqëror që e admiroj, me ta mund të ndaj gjithçka. Falë Zotit, jam në gjendje të mirë. Më pëlqen të jetoj dhe pas sportit”, me buzëqeshje përfundon së treguari Irina Rodnina.