foto EPA2752 emra do të përmenden sot në “Graund zero” në New-York. Ata do ti lexojnë Kryebashkiaku i qytetit më të madh të SHBA-s Michael Bloomberg dhe të afërmit e të gjithë atyre, të cilët vdiqën më 11 shtator të vitit 2001. Në Manhatttan, ku dikur ngrihej Qendra Tregtare Botërore, do të zhvillohen aktivitete funerale. Ato u kushtohen kujtimit të viktimave të aktit terrorist më të përgjakshëm në historinë bashkëkohore. Ceremonia do të fillojë në orën 8 e 45 minuta sipas orës lokale. Katër herë ceremonia do të ndërpritet për të mbajtur 1 minutë heshtje-në ato momente, kur rrëmbyesit e avionëve goditën kullën e Qendrës Botërore të Tregtisë dhe kur ndërtesat e larta pas goditjes filluan të binin. Leximi do të zgjasë më shumë se tre orë. Më 11 shtator të vitit foto RIA Lajmet2001 terroristët-vetëvrasës rrëmbyen katër avionë pasagjerësh. Dy prej atyre ata i drejtuan drejt simbolit të tregtisë në New-York ku ndodhej kulla e Qendrës Botërore të Tregtisë, kurse dy të tjerë u drejtuan drejt Pentagonit dhe Shtëpisë së Bardhë. Sipas versionit zyrtar, në këto akte terroriste ka dorë organizata ndërkombëtare e “Al-Kaed”-ës. Rusia në atë kohë e dinte mjaft mirë, se çështë terrorizmi. Në shtator të vitit 1999 nga shpërthimet në Bujnaksk, Moskë dhe Vollgodonsk, gjetën vdekjen qindra njerëz. Në shtator të vitit 2001 pas tragjedisë në SHBA-s Moska e mbështeti dënimin nga ana e bashkësisë ndërkombëtare të këtij akti terrorist në kuadrin e OKB-së. Njëkohësisht nisi dialogu për krijimin e koalicionit antiterroristik. Ndërkaq Perëndimi nuk nxitoi të hiqte dorë nga standartet e zakonshme të dyfishta në vlerësimin e terrorizmit, përmend në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” politologu Mihaill Remizov: “Rusia atëherë bëri hapa seriozë kundër për sa i përket sigurisë së operacionit amerikan në Afganistan, formimit të bazave amerikane në Azinë e Mesme. Kurse Kombet e Bashkuara nuk nxituan të bënin hapa në lidhje me Rusinë dhe ti shpallnin ata, të cilët përdorin metoda terrori kundër vendit tonë, terroristë. Prandaj Rusia në këtë luftë ishte gjithsesi ballë për ballë me kundërshtarët e vet, pavarësisht nga ajo, se në atë luftë globale, të cilën SHBA-s i shpallën terrorizmit botëror, ajo në mënyrë të hapur doli përkrah Uashingtonit”, u shpreh politologu. 11 shtatori i dha botës një mësim të mirë – terrorizmi nuk ka kombësi, kufinj dhe as fe. Nën gërmadhat e Qendrës Botërore të Tregtisë vdiqën ndër të tjera rreth 800 shtetas nga 86 vende të botës. Dhe përfundimi i vetëm i drejtë për të afërmit e tyre të gjallë është që të bashkohemi në luftën kundër kësaj të keqjeje.