Më 30 nëntor të këtij viti duhet të përfundojë marrëveshja për shitjen e korporatës amerikane “General Motors” të nënrepartit të vet europian, i cili përfshin edhe kompaninë gjermane Opel, konsorciumit kanadez Magna International. Për këtë njoftoi Zëvendës-presidenti i “General Motors” John Smith. Ai gjithashtu njoftoi, se gjatë negociatave që tashmë u zhvilluan, udhëheqja e “General Motors” ishte e bindur se gjatë vitit të ardhshëm paketa e aksioneve të Opel, i cili në nëntor do të dorëzohet nën kontrollin e Sberbankës ruse, do ti përkasë kompanisë ruse GAZ.