U nënshkruan marrëveshjet ruso-venezueliane në sferën e naftës sipas përfundimeve të negociatave të presidentëve Dimitri Medvediev dhe Ugo Çaves. Me përpunimin e brezit të naftës të lumit Orinoko, rezervat e të cilit vlerësohen me 235 miliardë fuçi, do të merren së bashku kompania shtetërore venezueliane e naftës dhe gazit PdVSA dhe “Konsorciumi rus kombëtar i naftës”.