Këshilli i drejtorëve të porodhuesit amerikan të automobilave “General Motors” rekomandoi kompaninë kanadeze Magna si blerëse të koncernit “Opel” të automobilave, njoftoi agjencia Bloomberg me referim tek burimet e afërta me pronarin amerikan të “Opel”-it. Magna kanadeze është në aleancë me Sberbankën e Rusisë. Në mënyrë të tillë, udhëheqja e “General Motors” u pajtua me zgjedhjen e qeverisë së Gjermanisë.