BE është gati të japë 15 miliardë euro nga fondet europiane për vendet në zhvillim me qëllim që të luftojnë me ndryshimet globale të krizës deri në vitin 2020, njoftoi Kryeministri i Suedisë, vend ky që kryeson në BE, Fredrik Rajnfeldt. Tema për të ndihmuar vendet e varfëra në lidhje me problemin e klimës do të bëhet një nga më të rëndësishmet e konferencës së dhjetorit në Kopenhagen, ku do të përpunohet strategjia në sferën e klimës dhe ekologjisë.