Duma Shtetërore miratoi në leximin e parë projektligjin për përdorimin e ushtrisë së Rusisë jashtë shtetit. Ky projektligj parashikon që Rusia në përputhje me normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me marrëveshjet ndërkombëtare mund të përdorë Forcat e veta të Armatosura jashtë shtetit për parandalimin e sulmeve, agresionit kundër shtetit tjetër, mbrojtjen e shtetasve të vetë, luftën kundër piraterisë dhe sigurimin e lundrimit të anijeve.