foto EPAMinistri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Sergei Lvrov në intervistën e vet dhënë botimit “Rossiskaja gazeta” thekson se: ne do tu ofrojmë ndihmë vendeve të NATO-s, trupat e të cilit dodhen në Afganistan, duke garantuar transitin e ngarkesave jo ushtarake nëpër territorin e Rusisë. Le të kujtojmë gjithashtu, se këto ditë Kreu i Aleancës Anders Fog Rasmussen deklaroi se marrëdhëniet me Rusinë do të zenë vend kryesor në konventën e re strategjike të NATO-s. Këto fjalë të tij konsiderohen si sinjal i mirë në adresë të Moskës. Kështu, a mund të pritet vallë afrim i Rusisë dhe NATO-s? Kësaj pyetje iu përgjigj Viktor Litovkin, Zëvendës kryeredaktori i gazetës “Kronikë ushtarake e pavarur”: “Unë mund të them vetëm një gjë: për marrëdhëniet duhet të gjykohet jo sipas fjalëve, por në bazë të punës, mendon Viktor Litovkin. Shumë fjalë të mira janë thënë jo vetëm nga Rasmussen,por edhe nga paraardhësit e ti në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Por ngjarjet reale treguan se marrëdhëniet e Rusisë dhe Aleancës janë shumë larg idealit. Tani Rusia edhe një herë tjetër u bën thirrje partnerëve të vet në NATO për lojë të sinqertë dhe të drejtë. Do të donim shumë, më në fund, që ne të na dëgjonin”, u shpreh Viktor Litovkin. Nga ana e vet, Aleksandër Sharavin, Drejtor i Institutit të analizës politike dhe ushtarake, ndër të tjera tha: “Unë jam absolutisht dakort me mendimin e Ministrit tonë të punëve të jashtme Sergei Lavrov. Afrimi i Rusisë dhe NATO-s u përgjigjet interesave të të dy palëve. Dhe vetëm në bazën e dyanshme, sipas principeve të barazisë ky afrim mund të zhvillohet në mënyrë konstruktive. Ne me partnerët në NATO-s u bëjmë ballë rreziqeve kërcënuese të njëjta si: terrorizmit ndërkombëtar, përhapjes së armës së shfarosjes në masë, kriminalitetit transkombëtar e të tjera. Po,është e vërtetë, ka ende forca, të cilave nuk u pëlqen afrimi i pozitave të Rusisë dhe SHBA-s në një masë të caktuar. Stereotipet e kohës së “Luftës së Ftohtë” janë akoma gjallë. Por çdo kthim drejt konfrontimit është një hap mbrapa, drejt rritjes së tensionimit në Europë dhe në botë. Kujt i leverdis kjo gjë? Vetëm,kurrësesi jo Rusisë!