Gjykata Kushtetuese e Moldavisë e legjitimitoi zgjedhjen e Mihaja Gimpu si zëdhënës i ri i parlamentit, duke mos kënaqur kërkesën e Partisë Komunste. Votimi për kandidaturën e Gimpu-s u bë pa pjesëmarrjen e komunistëve, të cillët në mbledhjen e parë kërkuan një javë pushim, duke u referuar tek e drejta për të fituar të drejtën e 10 ditëve për krijimin e fraksionit. Por me fitimin e shumicës së votave, aleanca “Për integrimin europian” zgjodhi njëzëri Gimpu-n. Sipas Gjykatës Kushtetuese, Gimpu do të mbetet zëdhënës. Pas dorëheqjes zyrtare të Presidentit të republikës Vladimir Voronion, që shpalli vendimin për largimin e tij nga posti dhe kryesimin e fraksionit të komunistëve në parlament, Gimpu gjithashtu do të përmbushë edhe detyrën e Kryetarit të shtetit.