Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel premtoi se do të zhvillohen hetime në lidhje me bombardimin e pak ditëve më parë nga ana e NATO-s në Afganistan. Duke mbajtur fjalim në Bundestag, ajo shprehu keqardhje në lidhje me këtë incident. Goditja ajrore mbi dy depot e benzinës, që ishin pushtuar nga talebanët, ndodhi të premten e kaluar në provincën veriore Kunduz-zonë përgjegjëse e bundesverit. Si rezultat gjetën vdekjen, sipas të dhënave, nga 56 deri në 150 veta, ndër të tjera edhe banorë paqësorë.