foto RIA LajmetRusia dhe Ukraina përsëri u ndeshën me problemin e gazit. Sipas të dhënave të gazetës “RBK Dealy”, Kievi kërkon nga Moska parapagesën për transitin e gazit, por Kremlini nuk do të bëjë ndryshime të kushteve të marrëveshjes. Presidenti Dimitri Medvediev u takua me Kreun e “Gazprom”-it Aleksei Miler dhe kritikoi propozimin e Kievit. Përveç çështjes së ndryshimit të kushteve të marrëveshjes, palët kanë edhe një pikë tjetër mosmarrëveshjeje – rritja e taksës së transitit. Pala ukrainase do që “Gazprom” ti paguajë asaj një avanc të radhës për transitin e gazit, i cili është shlyer tashmë deri në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Dhe taksat e transitit për këtë vit, ajo tashmë i ka marrë. Sipas mendimit të ekspertëve, pagesa e avancës nuk garanton shlyerjen në kohë të furnizimeve të gazit.


***


Gjithnjë e më shumë rusët ëndërrojnë të punojnë në tre ndërmarrje, që janë nën kujdesin e shtetit: “Gazprom”, “Rostnefti” dhe “Sberbank”. Të tilla janë rezultatet e anketimit të fundit të Qendrës Mbarëruse për studimin e mendimit të opinionit publik, të cilat u publikuan në botimin “Gazeta”. Vendin e parë midis kompanive , ku do të donin të punonin rusët, me bindje të plotë e zë “Gazprom”. Me të do të donin të lidhnin fatin e vet përafërsisht 1/3 e popullsisë së aftë për punë. Në vendin e dytë renditet “Rostnefti” (23 % e të anketuarve). Në fund, gati çdo person i pestë nuk del kundër, në qoftë se do ti jepej mundësia të bënte pjesë në numrin e bashkëpunëtorëve të “Sberbank”. Sociologët bëjnë të ditur, se popullariteti i tre ndërmarrjeve të përmendura më sipër rritet nga viti në vit. Treguesit e kompanive të tjera të mëdha janë më të vegjël. Në shërbimin e shtypit të “Gazprom”-it, refuzuan ti shpjegonin korrespondentit të botimit “Gazeta”, se çfarë e bën kaq të mirë punën në këtë kompani, që aty përpiqet të punësohet çdo person i tretë. Në “Rosnefti”midis arsyeve të ndryshme përmendën edhe punën stabile të kësaj kompanie dhe programin e zgjeruar social për bashkëpunëtorët e kësaj kompanie.