Sergei Lavrov foto RIA LajmetNormalizimi i marrëdhënieve midis Rusisë dhe SHBA-s nuk përbën rrezik për sigurimin në Europë. Për këtë deklaroi Kreu rus i MPJ Sergei Lavrov në artikullin e vet që u publikua në botimin “Rossiskaja gazeta”. Në këtë artikull, theksi kryesor bie mbi marrëdhëniet reciproke në trekëndëshin euro-atlantik, domethënë midis Rusisë, SHBA-s dhe Europës, pas përfundimit të Luftës së “Ftohtë”. Sergei Lavrov tërhoqi vëmendjen në atë, se kthesa për mirë në politikën globale si rezultat i kësaj nuk i kënaq të gjithë: “Sot, kur është bërë kthesa drejt përmirësimit të çështjeve euroatlantike dhe globale, duket qartë se janë tensionuar ata, të cilët i kënaqte politika konfrontuese e viteve të fundit, që deshën ta bënin fatin e Europës peng të së kaluarës së saj, të pengonin zhvillimin e të gjitha politikave, të drejtuara drejt së ardhmes. Për çfarë vlejnë përpjekjet, që të përfytyrojnë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve ruso-amerikane si rrezik kërcënues për interesat e Europës. A është e mundur vallë,  që SHBA-s mund të ndajnë diçka pas shpinës së aleatëve të vet? Nuk mendoj se Amerika e meriton një mosbesim të tillë, aq më tepër Amerika, e cila e pranoi domosdoshmërinë e transformimit të vet në frymën e kohës. Logjika këtu është e thjeshtë: të gjithëve u është mërzitur tensionimi, të gjithë duan të bashkëpunojnë dhe prandaj çdo lloj përpjekje drejt konfrontimit do të dënohet nga erozioni i nyjes transatlantike”, u shpreh Lavrov. Kjo nyje , meqë ra fjala, duroi një provë aspak të thjeshtë në gusht të vitit 2008, kur Rusia filloi operacionin për ta detyruar Gjeorgjinë për paqe, që sulmoi Osetinë e Jugut. Në fund të fundit, mendimi i drejtë, sipas mendimit të Sergei Lavrovit, është mbizotërimi dhe pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, dialogu i Rusisë me Perëndimin ka rinisur dhe bile ka marrë dimension të ri.