Lindja e Largët dhe Sibiri janë prioritet e afërta strategjike në politikën rajonale të Rusisë, deklaroi Zëvendës ministri i zhvillimit rajonal Sergei Jurpallov në Habarovsk, ku po zhvillohet Forumi i IV-t Ekonomik Ndërkombëtar për Lindjen e Largme. Sipas fjalëve të tij, vëllimi i investimeve në rajonet lindore deri në vitin 2025 do ta tejkalojë nivelin mesatar më shumë se dy herë. Përveç kësaj, atje parashikohet krijimi i zonës që do ta tejkalojë rritjen ekonomike, në të cilën do të zhvillohen prodhimtaritë, që kanë lidhje me përpunimin mineraleve të dobishme, drurit, peshkimin dhe përpunimin e peshkut.