Vaksinimi i rusëve kundër gripit A H1N1 do të fillojë në dhjetor, njoftoi Kryemjeku sanitar i vendit Genadi Onishenko. Komisioni qeveritar tashmë mori vendimin për përgatitjen e 40 milionë dozave. Sipas rregullave që veprojnë në Rusi, në vitin e parë të pandemisë duhet të vaksinohen jo më pak se 40 % e popullsisë.