Ukraina është e gatshme të ndërpresë furnizimin e gazit rus në depot nëntokësore, deklaroi Kryeministrja e vendit Julia Timoshenko. Javën e kaluar Zëvendës përfaqësuesi i udhëheqjes së “Gazprom”-it Valeri Gollubiev deklaroi se Ukraina duhet të grumbullojë si minimum 28 miliardë metra kub lëndë djegëse. Sipas fjalëve të Julia Timoshenkos, janë të mjaftueshëm edhe 25 e gjysëm metra kub, që të kalohet normalisht periudha e dimrit dhe të sigurohet vëllimi i plotë i gazit për Ukrainën.