Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) Mohamed el-Baradei deklaroi se gjatë shqyrtimit të një sërë çështjesh, të cilat kanë të bëjnë me programin bërthamor iranian, u krijua një situatë “pat”(as andej, as këtej). Ai theksoi se Irani ka përmirësiar bashkëpunimin me këtë Agjenci në lidhje me kontrollin mbi pasurimin e uraniumit në Natanz dhe për studimin e reaktorit bërthamor në Erak. Në lidhje me të gjitha çështjet e tjera, situata është ende “pat” (pa rrugëzgjidhje, as andej as ketej), tha el-Baradei.