Mihaill Osokin foto RIA LajmetRadiokompania “Zëri i Rusisë” në vigjilje të 80 vjetorit të vet po vazhdon ciklin e programeve që u kushtohen atyre, të cilët krijuan historinë e saj. “Zëri i Rusisë” midis gazetarëve quhet vendi ku përpunohen lajmet. Shumë prej atyre, të cilët bënë këtu hapat e vet të parë profesionalë, u bënë mjeshtra të shquar, “pena të arta” të gazetarisë ruse. Megjithatë midis atyre që u profesionalizuan në “Zërin e Rusisë” ka jo vetëm yje të radios, por edhe të televizionit. Mihaill Osokin është një prej atyre. Në gazetari dhe në radio Mihaill Osokin, i diplomuar në fakultetin historik të Universitetit Stetëror të Moskës, hyri rastësisht. Pas mbarimit të universitetit në vitin 1975 profesioni i mësimdhënies nuk e tërhiqte dhe aq të riun, dhe të njohurit e tij që punonin atëherë në rado, i propozuan atij që të provonte forcat e tij si reporter. Ndër të tjera, në redaksinë e gjuhës angleze kërkonin një punonjës që zotëronte anglishten. Mihaill Osokin vendosi ta provonte që të ndryshonte jetën e tij. Megjithëse nga pasionet e tij të mëparshme ai nuk hoqi dorë menjëherë dhe për disa vjet me radhë, kreu me mjaft sukses studimet përnjëherë në gazetari dhe akademinë e shkencave. Për më tepër, në vitin 1982 mbrojti disertacionin me temë “ Tregtia e Anglisë me Levantin në periudhën e krizës së absolutizmit anglez(1600-1640)” për marrjen e gradës shkencore të kandidatit të shkencave historike. Por të them të drejtën, thotë Mihaill Osokin, gazetaria më pushtoi përnjëherë: “ Puna ishte mjaft interesante, aq më tepër për trasmetim jashtë shteti. Dhe pastaj, kishte shumë informacion të mbyllur, i cili për mua krej papritur u bë atje mjaf i kuptueshëm. Për shembull, të ashtuquajturat pushtime, të dhëna për atë se çfarë flisnin stacionet perëndimore të radios për Bashkimin Sovjetik, ose letrat e shpeshta të TASS, ku publikonin citate nga të gjitha mjetet e informimit masiv. Kështu tani më kujtohet, se lexova atje frazën: “ Gazeta “Times” do të pengojë shënimin e vogël shpifës mbi tregtinë e jashtme sovjetike”. Kurse, vet ky shënim nuk u përmend, ndoshta nga që nuk pëlqehej bile as edhe nga lexuesit e informacionit të mbyllur. Kishte shumë raste të ndryshme dhe ishte interesante. Për shembull, mbledhja e komenteve të fjalimeve të liderëve të Partisë Komuniste në kongrese dhe pleniume të ndryshme. Me veprimtarët e kulturës, gjithçka ishte në rregull. Atje përfundoi përzgjedhja e njerëzve, të cilët gëzuan miratimin e të gjithëve. Por problemi qëndronte në atë, që të mblidheshin komente nga rruga. Dhe atëherë ne regjistruam kolegët dhe shokët tanë, duke i paraqitur ata si “zëri i popullit”. Kurse atyre: dikush u pëlqente, kurse tek dikush dyshonin. Tashmë lejohej që të dyshohej”, shprehet Mihaill Osokin. Një perudhë e vështirë filloi në radio, kur trupat sovjetike hynë në Afganistan, tregon Mihaill Osokin. Atëherë liberalizimi mori fund dhe ishte e ndaluar që të dyshohej. Por edhe në këtë kohë të vështirë, si për vendin, ashtu edhe për Trasmetimet në gjuhë të huaja, ishin njerëz dhe veprime, të cilat ne - kolektivi i radios, mund të mburremi me to. Ne kishim heroin tonë, i cili na njoftoi një informacion të saktë për atë se çfarë ndodhi në Afganistan, thotë Mihaill Osokin: “Tek ne punonte një spiker, si Vladimir Dançev, nuk e di në të vërtetë se ku ndodhet dhe çfarë ka ndodhur me të sot. Ishte një djalë i ri i zakonshëm. Papritur u bë e ditur se pasi ai doli në transmetim, lexoi lajmet për Afganistanin, të cilat ndryshonin krejtësisht nga propaganda sovjetike. Ai foli për atë se trupat sovjetike po pësojnë humbje të mëdha dhe se gjendja në Afganistan është e rënduar. Ne e morëm vesh për veprimin e tij krejt rastësisht. Në BBC dhe “Zëri i Amerikës” filluan të diskutohen lajme të çuditshme, të cilat periodikisht trasmetohen nëpërmjet Radio Moskës. Nuk ndryshon dot vallë pozita e autoriteteve të Bashkimit Sovjetik, a nuk i pranuan vallë ata gabimet e tyre në Afganistan?”. Spikerin e hoqën nga puna, me qëllim që të tjerëve tu bëhej mësim, kujton Mihaill Osokin. Edhe një herë tjetër gazetari u bë dëshmitar i ngjarjes, e cila hyri në histori, pas disa vjetësh. Më 28 maj të vitit 1987 në Sheshin e Kuq u ul avioni i lehtë “Cessna” me pilotin-sportist gjerman Matius Rust në bordin e tij. Pas uljes gjermani doli dhe filloi të shpërndante autografe, kurse 10 minuta më von atë e arrestuan. Atëherë kjo situatë bëri shumë zhurmë: si mundën Forcat Kundërajrore ta lejonin këtë avion të ulej, dhe më e keqja në qendër të kryeqytetit? - qesh Mihaill Osokin. Pasi në atë kohë nga dritaret e godinës së radiokompanisë “Zëri i Rusisë” dukej tatëpjeta e rrugës Vasilevskij në Sheshin e Kuq (tani nuk duket për shkak të ndërtesave të reja që janë ndërtuar), ne mundëm, megjithëse nga larg të vëzhgonim gjithçka: “ Në fillim vendosëm se po xhirojnë kino, dhe të gjithë nga dritaret panë se si avioni u drejtua drejt urës së vogël. Më vonë radiokompanitë e huaja filluan të trasmetonin, se ky ishte gjermani Rust që fluturoi për në Moskë dhe u ul në Sheshin e Kuq. Ishte shumë për të qeshur. Kështu që ne ishim dëshmitarë të ngjarjes historike”, shprehet ai. Sot Mihaill Osokin është një nga yjet e televizorit, drejton një nga programet më me popullaritet të lajmeve në kanalin televiziv REN TV. Por për trasmetimet në gjuhë të huaj, ai e kujton si një nga periudhat më të mira të jetës së tij. “Kur të bie fati të punosh në kolektiv të mirë, dhe ai ishte i përkryer në atë kohë,-tregon Mihaill Osokin, - atëherë çfarëdo lloj idiotizmash, të cilat ishin të mjaftë në atë kohë, gjithmonë mund tu rezistoje”. Sot radiokompania “Zëri i Rusisë” mbush plot 80 vjet. Dhe, në jubileun e saj ajo për herë të parë vendosi të organizojë Festivalin Ndërkombëtar të radiostacioneve në gjuhën ruse. Ky Festival do të zhvillohet në fillim të nëntorit dhe në të do të ftohen të gjithë ata, të cilët trasmetojnë në “rusisht” jashtë shtetit.