Për stabilizimin e gjendjes në Kaukazin e Veriut nevojiten masa speciale ekonomike, mendon Kreu i Komitetit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme Aleksandër Bastrikin. Ai propozoi që të krijohen në rajonet jo fort të mbara të Kaukazit të Veriut të ashtuquajturat “zona ekonomike të jashtëzakonshme”, në të cilat për një farë kohe mund të anuloheshin tatimet.