Në Moskë e festua gjerësisht Dita e qytetit, që mbushi plot 862 vjetë. Presidenti Dimitri Medvediev e qyajti kryeqytetin rus simbol i i rinovimeve dhe zhvillimit të vendit, duke theksuar veçanërisht sukseset dhe zhvillimet keyeqytetase. Në rrugët dhe sheshet qendrore të Moskës debutuan këngëtarë të muzikës së lehtë, kolektive artistike dhe orkestra frymore, ndër të tjera edhe pjesëmarrësit e Festivalit Ndërkombëtar Ushtarako-Muzikor “Kulla Spaskaja”. Në Sheshin e Kuq u zhvillua hapja e parasparkiadës së fëmijëve të qytetit. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe këngëtarja franceze Mirei Matie. Së bashku me fëmijët me aftësi të kufizuara fizike ajo këndoi këngën “Netët jashtë Moskës”.