Foto Ria LajmetKreu i Këshillit të vëzhgimit të kompanisë Adam Opel GmbH dhe Kryetari i stafit drejtues të GM Europa, Carl-Peter Forster i dha një intervistë të zgjeruar një sërë gazetave gjermane. Në të ai e quajti shitjen e kompanisë gjermane Koncernit austro-kanadez Magna së bashku me Sberbankën ruse “variantin më të mundshëm dhe më të preferueshëm”. Ky koncept, sipas fjalëve të tij, “i përgjigjet të gjitha kërkesave”. Siç i deklaroi, në veçanti, Forster gazetës gjermane “Die Welt”, këtu ekzistojnë marrëveshje tashmë të përpunuara dhe ç’ka është jo më pak e rëndësishme, ka financim të mjaftueshëm. Njëkohësisht Forster shprehu disa druajtje në lidhje me reagimin e mundshëm negativ të Rusisë, në qoftë se koncorciumit austro-kanadezo-rus do ti refuzohet shitja e Opel-it. Siç vuri në dukje në lidhje me këtë Forster, atë “më shumë se gjithçka tjetër e shqetëson” ai fakt, se ky vendim “do të keqkuptohet” në Moskë. Lideri rus, tha ai, është jashtëzakonisht i interesuar për zhvillimin e industrisë së makinandërtimit të vendit të vet. Kështu që zgjedhja e bërë kundër interesave të Rusisë mund, sipas shprehjes figurative të Kreut të Adam Opel GmbH, të “thyejë shumë porcelan politik”. Po me ç’pasoja mund të jetë e mbarsur për pjesëmarrësit aktualë të pazarllëkut të gjatë e të vështirë, plot tension marrja e vendimit negativ për Rusinë? Ja si e vlerëson, në veçanti, situatën që po krijohet profesor Eugjeni Jasin, Drejtuesi shkencor i Shkollës së Lartë Ekonomike: “Përgjegjësia për atë se mund të thyhet shumë porcelan politik, — thotë profesor Jasin, do ti mbetet përfaqësuesit gjerman. Marrëdhëniet reciproke midis Rusisë dhe Gjermanisë janë aktualisht mjaft intensive dhe të larmishme, të shumëllojshme, dhe për shkak të dështimit të një marrëveshjeje, ujdie, nuk do të ndodhë asgjë e tmerrshme. Për më tepër se në këtë situatë Sberbankës ruse vetë i marrë në vetvete ky operacion në planin financiar nuk i premton kurrëfarë fitimesh të mëdha. Por, vazhdon Eugjeni Jasin, ekziston edhe ana e errët e kësaj punë. Punë mund të prishë këtu koncerni GAZ, në të cilin kanë ndërmend të shfrytëzojnë teknologjitë gjermane. Dhe këtu mund të shfaqen ndofarë emocionesh, prirjesh negative. Kurrëfarë veprimesh të tjera, sipas fjalëve të ekspertit, ai nuk pret”, konkludon Eugjeni Jasin.