Foto Ria LajmetMinistrat e financave dhe kryetarët e bankave qendrore të vendeve të “G-20” po fillojnë të premten takimin e tyre 2 ditor në Londër. Në takimin aktual do të paraqiten për diskutim tre blloqe çëshjesh: masat e mëtejshme për gjallërimin e ekonomisë botërore, reforma e sistemit bankar dhe krijimi i rregullit të ri financiar global. Në sfondin e evidentimit të shenjave të rritjes së aktivizimit të biznes komunitetit, përmirësimit të koniukturës edhe në lidhje me fillimin e stabilizimit në tregjet e fondeve si dhe zhvillimit të qendrueshëm të vendeve aziatike lindi tundimi për të besuar se ripërtëritja e ekonomisë globale do të ndodhë ashtu vetëvetiu. Rrjedhimisht, shteti si i tillë mund të pezullojë realizimin e mëtejshëm të masave të veta antikrizë për mbështetjen e ekonomisë. Kështu propozojnë të veprohet, në veçanti, Franca dhe Gjermania. Në fakt, siç deklaroi Kreu i dikasterit financiar të Britanisë së Madhe Alistair Darling, rreziku më i madh në çështjen e rimëkëmbjes së ekonomisë është të menduarit se e gjithë puna tashmë është bërë. Ne ndodhemi në nivelin kritik tani dhe përpara nesh qendrojnë akoma shumë pengesa, prandaj asnjë vend nuk duhet të rilaksohet. Një pozite analogjike i përmbahet edhe Rusia, gjë për të cilën me referim tek precedentet historike deklaroi Kreu i dikasterit të politikës së jashtme të saj Sergei Lavrov: “Kriza ekonomiko-financiare globale shtron për zgjidhje menjëherë disa probleme parimore. A është e mundur vallë të kapërcehet kriza pa pasoja të dhimbshme? Ne e dimë fort mirë se si ndodhi kjo në vitet 30-të të shekullit të kaluar. Atëhere vala e dytë e krizës në SHBA-s, siç mendojnë ekspertët, ishte e lidhur me daljen e parakohshme të shtetit nga loja. Dhe në qoftë se duam të nxjerrim mësimet përkatëse nga kjo, është e domosdoshme të mobilizojmë vullnetin politik me qëllim që përpjekjet e “G-20” të mos përfundojnë vetëm me bashkërendimin e parametrave, si i thonë fjalës, të “uljes së butë në tokë” të sistemit ekzistues, por të hedhin edhe bazën e reformimit të tij radikal, adekuat me raportin e ri të fuqisë, potencialit ekonomiko-financiar në botë”, vuri në dukje Sergei Lavrov.