Ekonomia ruse në tremujorin e tretë të vitit në vazhdim po fillon të dalë nga recesioni. Për këtë deklaroi në Londër Kreu i ministrisë së financave të Federatës Ruse Aleksei Kudrin. Ai merr pjesë aktualisht në mbledhjen e ministrave të financave të grupit BRIK-ut ( në të cilin hyjnë Brazili, Rusia, India dhe Kina). Në komunikatën përfundimtare theksohet, se faza më e rëndë e krizës ekonomiko-financiare botërore tashmë mbeti në të kaluarën.