Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin shprehu shpresën në atë, se negociatat me Presidentin e Indisë do të lejojnë zgjidhjen e problemeve në një sferë të tillë “të ndjeshme” të bashkëpunimit si ajo tekniko-ushtarake. Gjatë takimit në Moskë me Pratibha Patil Kryeministri rus tha se, në tërësi, është i kënaqur nga zhvillimi i bashkëveprimit reciprok dypalësh, veçanërisht në sferën e tregtisë.